Blockchain News

Ethereum rritet me 85%, afrohet përditësimi Constandinople

Jan 3 2019
0 Shpërndarje
Me Constandinople gërmuesit kanë më shumë kohë gërmimi. Së fundi EIP 1283 redukton përdorimin e energjisë në rrjet. Ethereum rritet me 85%, afrohet përditësimi Constandinople

Të gjitha kriptomonedhat prekën pikën më të ulët në mesin e Dhjetorit. Ethereum ishte një prej tyre. Megjithatë disa shënuan rritje e disa më shumë se të tjerët.

Tregu i Thereum dyfishohet në tre javë

Më 15 Dhjetor ethereum ra në pikën më të ulët të 18 muajve duke u këmbyer me 83 dollarë sipas Coinmarketcap.

Vlera e përgjithshme e të gjitha monedhave ethereum në qarkullim ishte 8.6 miliardë dollarë më e ulëta që nga muaji Maj i 2018-ës.

Situata u përkeqësua aq shumë saqë ethereum humbi vendin e dytë si monedha më me vlerë përballë Ripple XRP.

Por që atëherë gjërat sikur janë përmirësuar duke rikuperuar 85% të vlerës. Rritja e ka dërguar vlerën e ethereum në 155 dollarë për të rimarrë vendin e dytë përballë Ripple XRP.

Në këto momente që shkruajmë vlera e tregut e ethereum është 1 miliardë dollarë më shumë sesa XRP.

Përditësimi Constandinople pas trendit pozitiv

Përditësimi i cili mbërrin më 16 Janar do të sjellë disa përmirësime për blockchanin aktual të ethereum.

Blockchaini i ri do të përmbajë të gjitha Propozimet e Përmirësimit të Ethereum (EIPs) ku pesë prej tyre do të adoptohen menjëherë.

Zhvilluesit besojnë se gërmuesit do të kalojnë menjëherë tek blloku i ri i përmirësohet në nivelin 7,080,000 sepse nuk ka pasur kundërshti të mëdha.

Një prej përmirësimeve më të dukshme do të jetë performanca e ethereum e cila konkurrohet nga platforma si EOS, NEO dhe NEM të cilët janë më të shpejtë.

Ethereum Virtual Machine (EVM) do të përmirësohet nën propozimin EIP 145. Një verifikim i ri kodi të kontratave inteligjente do të vijë me EIP 1052 duke i bërë ato më efikase dhe efektive në drejtim të kostos.

Transaksionet zinxhir të pranishme në rrjetin “Lightning” të bitcoin vinë nën EIP 1014 dhe do të rrisin në tërësi performancën. Përditësimi i katër madhor është EIP 1234 i cili redukton shpërblimin për blloqet dhe rrit vështirësinë e punimit të blloqeve. Megjithatë koha do të ngelet e njëjtë prej 15 sekondash.

Për të parandaluar përsëritjen e ndarjes së Ethereum Classic, vështirësia e punimit të bllokut i lançuar në 2015-ën kishte për qëllim të detyronte gërmuesit të punojnë në blockchainet e përditësuar dhe jo ato të vjetrat.

Me Constandinople gërmuesit kanë më shumë kohë gërmimi. Së fundi EIP 1283 redukton përdorimin e energjisë në rrjet.

Bursa të mëdha si Binance kanë shprehur mbështetjen për përditësimin e ri. /CryptoWorld.al

Tags >

Ethereum