Cryptocurrencies

Reuters: Papunësia e lartë shtyn shqiptarët e Kosovës drejt kriptomonedhave

Jun 18 2018
0 Shpërndarje
Një student i shkencave kompjuterike, Jovan Arsic, i cili është përfshirë në një aktivitet të tillë që prej 2015-ës tha se ndihmon ata që duan të hyjnë në këtë industri në këtë zonë. Reuters: Papunësia e lartë shtyn shqiptarët e Kosovës drejt kriptomonedhave

Reuters

Çfarë do të bënit në Kosovë, një prej vendeve më të varfra në Evropë, nëse do të ishit i ri dhe i papunë, por i entuziast i teknologjisë dhe njohës i gjuhës angleze?

Nëse keni aftësi sipërmarrëse, një industri që duhej ta kishit në konsidero do të ishte gërmimi i monedhave kriptografike.

Edhe pse monedha më e njohur bitcoin ka rënë ndjeshëm që nga vlera rekord në Dhjetor, në Kosovë të ardhurat e siguruara prej saj mjaftojnë për të siguruar jetesën në një prej vendeve me penetrimin më të lartë të internetit në Ballkan por edhe kosto të ulët të elektricitetit.

“Kosovarët i shohin kriptomonedhat si një investim joshës,” shprehej Ermal Sadiku, një inxhinier softueri dhe ekspert kriptomonedhash.

“Së dyti, qarkullon një sasi e madhe parash të pista dhe investimi në monedha kriptografike është mënyra e duhur për ti pastruar ato.”

Megjithatë pengesat për të hyrë në këtë industri janë aty. Bitcoin fitohet, ose gërmohet, duke përdorur fuqinë kompjuterike për të përpunuar blockchainet ose transaksionet e monedhës.

Kjo kërkon kapacitete të larta kompjuterike, sasi të mëdha elektriciteti një aktivitet i cili zakonisht ushtrohet në vende me klimë të freskët si Islanda, Kanadaja, Kina Veriore dhe Rusia.

Elektriciteti i lirë

Por Kosova ka një avantazh të madh: është vendi i tretë në Evropë me elektricitetin më të lirë, 7 euro për 1KW, shumë më pak sesa Britania me 19 euro për 1KW.

Me këtë çmim, duhen vetëm 3,000 dollarë elektricitet për të gërmuar një bitcoin, ose sa gjysma e vlerës së monedhës aktualisht.

Megjithatë duhen investime në harduer, si karta grafike të cilat mund të përpunojnë volum të lartë përllogaritjesh.

Cryptocurrency mining facilities are seen in Pristina, Kosovo June 12, 2018. Picture taken June 12, 2018. REUTERS/Hazir Reka

Kastriot Kolgeci, një zhvilluar nga Prishtina, tha se kishte fituar deri në 60,000 euro së bashku me tre miq të tij duke ndërtuar një minierë me 480 karta grafike.

Një tregtues bitcoin shprehej se 100 karta grafike mund të fitonin 2,700 euro në muaj duke u bazuar në vlerën aktuale të bitcoin ndërsa elektriciteti i kushtonte 900 euro.

“Kosovarët i kopjojnë gjërat shpejt. Nëse një adoleshent po bën para me monedha, ai u thotë miqve të tij dhe kështu përfundojnë të gjithë duke gërmuar monedha kriptografike,” shprehej Dite Gashi, themelues i një projekti i cili mundëson nënshkrimin e kontratave përmes blockchain.

Gërmimi i monedhave kriptografike është një fenomen i përhapur në Kosovën e Veriut, kryesisht në hapësira e populluara nga Serbët të cilët nuk pranojnë autoritetin e Kosovës dhe nuk paguajnë fare elektricitet.

Një student i shkencave kompjuterike, Jovan Arsic, i cili është përfshirë në një aktivitet të tillë që prej 2015-ës tha se ndihmon ata që duan të hyjnë në këtë industri në këtë zonë.

Ai tha se njeh të pakën tre ferma gërmimi në zonat me shumicë Serbe.

Çmimi ka rënë

Ky biznes nuk është aq fitimprurës sot sa ç’ishte në Dhjetor kur bitcoin këmbehej me 20,000 dollarë.

Për ta përkeqësuar situatën, çmimi i kartave grafike është rritur ndjeshëm nga 100 deri në 1000 dollarë secila në varësi të fuqisë kompjuterike që kanë.

Një gërmues në Kosovë tha se kishte fituar 500 dollarë në muaj në 2017-ën por tani jo më.

Ende kjo industri ka për të lulëzuar edhe për shumë kohë në Kosovë, sepse mungojnë alternativat e tjera.

Gjysma e popullsisë së Kosovës është nën 25%, por gjysma janë të papunë. Gjysma kërkojnë të largohen për ti shpëtuar korrupsionit.

Gërmuesi i monedhave kriptografike Milot Mehmet i cili ka një bar në Prishtinë me emrin e krijuesit të bitcoin Satoshi Nakamoto thotë se klientët e tij mund të paguajnë kafenë me bitcoin.

Me një ekonomi hije kaq të madhe, jo pak herë sheh në Kosovë edhe apartamente që mund të blihen në bitcoin. /CryptoWorld.al